SHBA rishikon shitjen e Waldord Astorias

New York, 16 tetor - Qeveria amerikane po rishikon shitjen e planifikuar të hotelit të famshëm Waldorf Astoria të New Yorkut, pronë e kompanisë Hilton,  për një firmë kineze të sigurimeve.
Një zëdhënës i Misionit të Shteteve të Bashkuara në  OKB,  tha se shitja me vlerën e $1.95 miliardë dollarëve  Grupit të Sigurimeve Anbang, po shqyrtohet me kujdes.
Zëdhënësi tha se do ti kushtohet vëmendje e veçantë rinovimit të hotelit që është pjesë e marrëveshjes për shitjen e tij. 
Waldorf Astoria është hoteli ku kanë qëndruar të dërguarit amerikanë në OKB për më tepër se 50 vjet.
Çdo shtator, Departamenti i Shtetit rezervon dy kate të hotelit, ku qëndrojnë një numër i madh diplomatësh amerikanë nga Uashingtoni, të cilët marrin pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. 















