28 Prill 2024

SHBA mbetet partneri më i madh tregtar i BE-së

Bruksel,  28 nëntor - Me gjithë uljen e vazhdueshme vitet e fundit, SHBA-ja mbetet ende partneri më i madh tregtar i BE-së, njoftoi Agjencia e Statistikave e BE-së - Eurostat.

Të dhënat tregojnë se në dhjetë vitet e fundit përqindja e vëllimit e përgjithshëm tregtar mes SHBA-së dhe BE-së është ulur.

Kështu në vitin 2000, SHBA-ja zuri 28% të vëllimit të përgjithshëm të eksportit të BE-së dhe 21% të vëllimit të përgjithshëm të importit. Por në vitin 2010, si eksporti ashtu edhe importi nga BE-ja ranë respektivisht në 18% e 11%.

Sipas të dhënave, në gjashtë muajt e parë të këtij viti, eksporti i 27 vendeve të BE-së në SHBA u rrit në 129 miliardë euro nga 114 miliardë euro që ishte në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ndërkohë importi i BE-së nga SHBA-ja u rrit në 94 miliardë euro nga 83 miliardë euro që ishte një vit më parë. Sipas Eurostat, suficiti tregtar i BE-së për SHBA u rrit në 35 miliardë euro. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)