20 Prill 2024

SHBA heq kufizimet tregtare për internetin

Washington, 10 mars - Shtetet e Bashkuara do të heqin disa kufizime tregtare ndaj Iranit, Sudanit dhe Kubës në një përpjekje për të inkurajuar përdorimin e internetit në këto vende.

Amerikanët do të heqin kufizimet mbi eksportin e teknologjisë së internetit dhe të përdorimit të rrjeteve sociale në këto tri vende.

Një zyrtar i Departamentit të Shtetit tha se qeveria amerikane po bënte investime të mëdha në teknologji për t\'iu mundësuar njerëzve përdorimin e internetit, pavarësisht nga masat e qeverive në këto vende për ta bllokuar atë.

Liria e internetit po shndërrohet me shpejtësi në një nga parimet e politikës së jashtme amerikane.

Departamenti i Thesarit bëri të ditur se vendimi për të hequr kufizimet në eksportin e programeve dhe shërbimeve kompjuterike, do ta bëjë më të lehtë për iranianët, sudanezët dhe kubanezët që të përdorin interntetin për të komunikuar mes vetes dhe me botën e jashtme.

Në deklaratë thuhet se kjo do t\'iu mundësojë atyre që të ushtrojnë \'një ndër të drejtat bazë\'.

Një pjesë e kësaj teknologjie do të përdoret për t\'iu anashkaluar kufizimeve që ekzistojnë në këto vende për përdorimin e programeve të tilla si Twitter-i, apo të mesazheve që dërgohen përmes internetit.

Muajin e kaluar autoritetet iraniane kufizuan përdorimin e Gmail-it në prag të protestave të planifikuara nga opozita.

Pavarësisht nga heqja e kufizimeve për teknologjinë e informacionit, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ushtrojnë presion për ashpërsimin e sanksioneve ndaj qeverisë së Iranit, lidhur me programin e debatueshëm bërthamor që ajo po ndjek.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)