02 Maj 2024

SHBA: Dështimi i negociatave mbi borxhin dekurajon investitorët

New York, 22 nëntor - Dështimi i mundshëm i negociatave që synojnë uljen e borxhit të lartë amerikan dekurajoj investitorët e bursës.

Në mesditë, aksionet e kompanive amerikane ranë më tepër se 2 përqind. Indekset evropiane ranë më tepër se 3 përqind, pranë mbylljes së tyre, ndërkohë që tregjet aziatike pësuan humbje më të lehta.

Një tjetër problem kyç i ekonomisë amerikane është papunësia e lartë. Niveli i papunësisë për veteranët e ushtrisë është edhe më i lartë se ai i popullatës në përgjithësi, duke e shtyrë Presidentin Obama të dekretojë ligjin, i cili u jep mijëra dollarë prej taksave kompanive që punësojnë veteranë të ushtrisë.

Ligji i ri u jep stimuj edhe më të lartë kompanive, të cilat punësojnë veteranë me aftësi të kufizuara, si rezultat i shërbimit të tyre.

Pritet që numri i veteranëve që do të punësohen brenda pesë vjetësh të arrijë shifrën 1 milion.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)