03 Maj 2024

Schäuble: tregjet financiare nuk do të kenë një ulje në 2012

Berlin, 26 dhjetor - Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schäuble, theksoi në një intervistë se tregjet financiare nuk do të kenë një ulje të madhe në 2012 dhe se situata është e kontrollueshme.

\"Mendoj se situata është e kontrollueshme. Në BE ka një vendosmëri të madhe nga anëtarët për mbajtjen e një situate të qëndrueshme\", theksoi ai në të përditshmen \"Bild am Sonntag\". \"Ka ende disa të papritura dhe luhatje, por jemi në gjendje për t\'i vënë nën kontroll. Këshilloj pak më tepër qetësi\", shtoi ai.

Ministri i Financave të ekonomisë më të madhe evropiane dhe që luan një rol të rëndësishëm në përpjekjet për zgjidhjen e krizës së borxhit në zonën euro, u shpreh i bindur se investitorët do të rifitojnë besimin në zonën euro.

\"Evropa është  një nga rajonet ekonomike më të forta në botë dhe investitorët kërkojnë që paratë e tyre të sjellin fitime\", këmbënguli zyrtari konservator.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)