Sanksionet kundër Iranit, çmimi i naftës do të shkojë mbi 160 dollarë

Teheran, 21 maj - Ministri iranian i ekonomisë në një intervistë me CNN, deklaroi se nëse BE zbaton sanksionet kundër Iranit në fillim të muajit korrik, çmimi i naftës do të arrijë mbi 160 dollarë për fuçi.
Huseini tha se Irani mund të durojë sanksionet, por ekonomitë e vendeve të tjera do të dëmtohen rëndë.
Ai theksoi se të gjithë duhet të bëjnë llogaritë se kush fiton dhe kush humbet nga sanksionet e naftës kundër Iranit, por një gjë është e qartë se këto sanksione nuk janë rruga e duhur për zgjidhjen e problemeve.
Ministri iranian i ekonomisë tha se Irani prej 33 vitesh ka përballur me sukses sanksionet e perëndimit dhe kjo dëshmon për forcën e ekonomisë iraniane e cila do t\'u bëjë ballë edhe sanksioneve të reja, por ekzistojnë dyshime serioze nëse perëndimi është i aftë t\'i bëjë ballë ngritjes së çmimit të energjisë.