03 Maj 2024

Rusisë i hapen dyert për antërsim në OBT

Moskë, 11 nëntor - Grupi i Punës për pranimin e Rusisë në OBT miratoi protokollin e anëtarësimit, duke përfshirë edhe raportin përfundimtar të Grupit të Punës, detyrimet e Federatës Ruse për qasjen në treg të mallrave dhe shërbimeve.

Ky anëtarësim, formuluar në një dokument prej 700 faqesh dhe hartuar në 18 vjet negociatash, do të paraqitet për t'u miratuar nga 153 anëtaret e OBT-së, në një konferencë ministrore që do të zhvillohet në muajin dhjetor në Gjenevë.

Drejtori gjeneral i OBT-së, Paskal Lami, tha se “Ka qenë një udhëtim i gjatë, por sot, Rusia ka ndërmarrë hapa të mëdhenjë në drejtim të anëtarësimit në OBT”.

Rusia pat aplikuar për anëtarësim në këtë mekanizëm në vitin 1993, por negociatorët hezituan, ndërsa anëtarësimi u vështirësua edhe nga bllokimi i Georgjisë pas luftës mbi Osetinë Jugore në vitin 2008.

Zhbllokimi i qëndrimeve të palëve u arrit në javën e kaluar, kur Rusia dhe Gjeorgjia u pajtuan me një propozim të ndërmjetësuar nga Zvicra.

Me propozimin në fjalë, lejohet monitorimi ndërkombëtar për tregtinë që kalon përmes Gjeorgjisë për në rajonet separatiste-Osetinë Jugore dhe Abhazinë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)