25 Prill 2024

Rusia, vendi më i madh në botë, jeton me ushqime importi

Moskë, 25 qershor - Me shtimin e  kërkesave për ushqim në Kinë dhe Indi, Rusia ka të ngjarë të shfaqet si një fuqi e re ushqimore në botë. Por së pari, fermerët ruse duhet të kapërcejnë vitet e rënies që pasoi shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik.

Njëqind vjet më parë, Rusia cariste ishte hambari i Evropës dhe kompania amerikane John Deere u shiste fermerëve rusë plugje e parmenda që tërhiqeshin nga kuaj.

Pas një shekulli, firma John Deere është kthyer në Rusi. Këtë herë, duke shitur autokombajna me kabina me ajër të kondicionuar.

Alexey Berlin mbikëqyr montimin e traktorëve dhe kombajnave në uzinën e re të hapur nga komania John Deere në jug të Moskës:

"Duke pasur parasysh territorin e madh të Rusisë, bujqësia ka mundësi të madha. Për ne mundësia më e madhe është  për t'i siguruar fermerët me të gjitha pajisjet e nevojshme. Shpresoj se kulturat bujqësore do të rriten nga viti në vit."

Rusia, e cila përbën vetëm 2 përqind e popullsisë së botës, ka 10 përqind të ujit dhe të tokës së punueshme të globit.

Por në 20 vjet që nga rënia e Bashkimit Sovjetik, sasia e tokës së kultivuar në Rusi është zvogëluar me një të tretën.

Rusia, vendi më i madh në botë, mbijeton me ushqime importi. Sot, rendimentet e grurit në Rusi janë në nivelin e prodhimit të fermave amerikane në vitin 1930. Por, gradualisht, fermerët ruse po përftojnë fara më të mira, plehra dhe makineri bujqësore më efektive.

Vitin e kaluar, kur një thatësirë ​​shtyu Rusinë të ndërpresë eksportin grurit, çmimet e ushqimeve u rritën në shifra rekord, duke shkaktuar panik e trazira në vendet e varfra, dhe, disa thonë, pranverën arabe me revolta nëpër rrugë

Menaxheri Joe Baret beson se Rusia do të luajë një rol kyç për të plotësuar nevojat e ushqimit në rritje të botës.

"Deri në vitin 2050, numri i popullsisë në botë pritet të arrijë në 9 miliardë njerëz. Të gjithë ata do të ushqehet. Të gjithë meritojnë të ushqehen. Kjo do të thotë që prodhimet bujqësore duhet të rriten në mënyrë të ndjeshme për të plotësuar nevojat e botës për ushqim. Ne mendojmë se Rusia ka një mundësi të madhe për të ndihmuar në këtë drejtim."

Kryeministri Putin ka urdhëruar rifillimin e eksportit të grurit rus më 1 korrik. Kjo pritet të lehtësojë çmimin e bukës në mbarë botën.

Gjatë periudhës sovjetike, Rusia ishte një importuese gruri, ndërsa këtë vit pritet të bëhet eksportuesi i tretë i madh i grurit në botë, pas Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)