25 Prill 2024

Rumania shet aksione e “Petrom”-it

Bukuresht, 13 korrik - Rumania të hënën në Bursën e Bukureshtit ofroi 9,84 për qind të aksioneve të grupacionit të naftës “Petrom” dhe pritet që me transaksionin të realizojë të ardhura prej 610 milionë eurosh.

Në shitje janë gjithsej 5,5 miliardë aksione të “Petrom”-it, prej të cilëve 15 për qind janë të rezervuara për kompanitë të cilat merren me shitje të energensave me pakicë.

Në mesin e aksionarëve më të mëdhenj në këtë kompani rumune janë edhe OMV-ja austriake pjesëmarrja e së cilës arrin 51 për qind, ndërsa në vitin 2005 për to ka pagoi vetëm 1,5 miliardë. Vlera e tanishme e “Petrom”-it vlerësohet në 5,3 miliardë euro.

Shteti rumun është pronar i 21 për qind të pjesëmarrjes, ndërsa 20 për qind shtesë i takojnë fondit investues “Proprietatea” që është formuar për pagesën e kompensimeve të qytetarëve rumunë për pasurinë e marrë gjatë sundimit të regjimit komunist.

“Petrom” është grupacioni më i madh i naftës dhe gazit në Evropën lindore dhe disponon me rezerva të konsiderueshme. Gjithashtu, kompania është pronare e gjithsej 540 pompave të benzinës në Rumani dhe 270 në shtetet fqinje si Moldova, Serbia dhe Bullgaria.

Qeveria rumune planifikon që sivjet t’i ofrojë në shitje edhe pjesëmarrjet prej 10 për qind në kompaninë për energji bërthamore “Nuklearelektrika” dhe në kompaninë hidroenergjetike “Hidroelektrika”, si dhe pjesëmarrjen prej 15 për qind në kompaninë për bartjen e energjisë elektrike “Transelektrika”, për bartjen e gazit “Transgaz” dhe prodhuesit të gazit “Romagaz”.

Kryeministri Emill Bok të shtunën e kaluar deklaroi se qëllimi i këtyre privatizimeve të pjesërishme është konsolidimi i shërimit ekonomik rumun pas recesionit dyvjeçar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)