29 Mars 2024

Rosatom-i rus lirohet nga restrikcionet e tregut në SHBA

Washington, 28  maj - Ministria e Tregtisë e SHBA-së e mënjanoi kompaninë shtetërore ruse për energji civile bërthamore “Rosatom” nga lista e kompanive aktiviteti i të cilave në SHBA ishte kufizuar dhe nevojitej licencë speciale. 

Vendimin për t’i hequr restrikcionet për “Rosatom”-in, i cili tani mund të bashkëpunojë lirisht me kompanitë amerikane dhe të punojë në tregun amerikan është miratuar në kuadër të masave për përmirësimin e bashkëpunimit mes Rusisë dhe SHBA-së, me theksimin e faktit se “Rosatom”-i është kompania kulmore ruse për energji bërthamore, thuhet në kumtesën e Ministrisë amerikane.

Ministria e Tregtisë e SHBA-së në këtë moment rividon statusin në tregun amerikan të edhe dy kompanive ruse.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)