22 Mars 2023

Rëndësia e AAP-së dhe ndërlidhja e të rinjëve me tregun e punës

Prishtinë, 30 shtator - Në Konferencën Rajonale “Regional Investment Promotion” të organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë në bashkëpunim me partnerët Odën Ekonomike të Maqedonisë VeriPerëndimore dhe Odën Ekonomike të Malit të Zi u zhvilluan diskutime në tri panele për temat më relevante në vend dhe rajon.

Në panelin e parë u diskutua për temën “Rëndësia e arsimit dhe aftësimit profesional dhe ndërlidhja me tregun e punës”, me panelistët: Majlinda Rizvanolli Bajraktari - Këshilltare për Arsim dhe Aftësim Profesional (AAP), Lulzim Aliu– Zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës në Maqedoninë e Veriut, Mladen Perazic – Drejtor i Sektorit të Edukimit në Odën Ekonomike të Malit të Zi.

Në fillimin e diskutimeve me panelistët, Qëndresa Ibrahimi, Koordinatore e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, theksoi që arsimi dhe aftësimi profesional është i një rëndësie kruciale, duke qenë njëri ndër sektorët më të rëndësishëm i cili përgatitë të rinjët për punë dhe pajisë ata me shkathtësi, njohuri dhe kompetenca të nevojshme për tregun e punës. Si e tillë konsiderohet të jetë hallkë e rëndësishme e krijimit të kapitalit efektiv njerëzor duke i dhënë vendit mundësi të rritjes dhe zhvillimit përmes kuadrit profesional.

Përderisa, Majlinda Rizvanolli Bajraktari - Këshilltare për Arsim dhe Aftësim Profesional (AAP) ka thënë se Qeveria e konsideron AAP si një shtyllë shumë të rëndësishme dhe e trajton me prioritet të lartë pasi që dihet rëndësia e tij në zhvillim të vendit. “MASHT-i është zotuar të fillojë me pilotimin e sistemit të arsimit dual, duke pasur parasysh se kemi potencial shumë të madh sepse kemi rini prandaj duhet të bëjmë zgjidhje për të gjetur veten në tregun e punës”, ka thënë Rizvanolli Bajraktari. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 mars 2023

- Asociacioni i Qendrave për Punë Sociale dhe Departamenti Punë Sociale, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” organizon ditën e dytë të konferencës se dytë Nacionale për shënimin e Ditës Botërore të Punës Sociale. (Fakulteti Filozofik i Universitetit të Prishtinës, ora 9:30)

- Administrata Tatimore e Kosovës në bashkëpunim me Iniciativën Kosovare për Stabilitet organizojnë panel diskutimi me temë “Formalizimi i punësimit”. (Biblioteka Kombëtare, ora 10:00)

- Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës organizon takim publik për hartimin e Koncept Dokumentit të Fushës së Ujërave. (Hotel Garden, ora 10:00)

- Ideatorët e platformës "Liria ka emër", Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, do të vizitojnë Organizatat e dala nga lufta të UÇK-së. (Zyrat e Organizatave të dala nga lufta të UÇK-së, ora 11:00)

- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, vizitojnë Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, ku planifikohet të fillojnë shërbimet për Fertilizim të Asistuar Mjekësor (FAM) në shërbimin publik. (Klinika Gjinekologjike në QKUK, ora 11:00)

- Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, jep mesazhin me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit. (Selia e BIK-ut, ora 11:00)

 - Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)

- Në shënimin e Javës Ndërkombëtare e Parasë, Shoqata e Bankave të Kosovës zhvillon një vizitë në shkollën "Thimi Mitko" në Gjilan. (Gjilan, ora 13:30)

- Instituti Demokratik i Kosovës në bashkëpunim me Transparency International organizon tryezën e diskutimit “Buxhetimi gjinor në kuadër të partive politike në Kosovë”, një diskutim i përbashkët mes kryetareve të forumeve të grave të partive kryesore në vend, trupave menaxhuese zgjedhore, shoqërisë civile dhe korit diplomatik në vend. (Hotel Sirius, ora 14:00)