13 Maj 2024

Qytetarët amerikanë shtojnë kursimet

Washington, 31 janar - Qeveria amerikane thotë se të ardhurat për punonjësit amerikanë u rritën gjatë dhjetorit, duke i lejuar ata të vendosin më tepër para nga kursimet në llogaritë e tyre bankare, edhe pse shpenzimet e konsumatorëve nuk shënuan rritje.

Shpenzimet e konsumatorëve përbëjnë 70 për qind të eknomisë amerikane. Por qeveria tha sot se gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar pati pak rritje të konsumit edhe pse ishte stina e festave, kur zakonisht shtohen shpenzimet për dhurata.

Ekonomia amerikane, më e madhja në botë, u rrit me një ritëm të ngadaltë gjatë vitit 2011, vetëm 1,7 për qind. Por gjatë tremujorit të fundit të vitit, tetor-dhjetor ekonomia amerikane u rrit më shumë se gjatë muajve të tjerë të vitit, me 2,8 për qind.

Rezerva Federale parashikon që rritja për vitin 2012 do të jetë 2,7 për qind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)