03 Maj 2024

Protesta në mbarë botën kundër tregjeve financiare

Frankfurt, 15 tetor - Sipas shembullit të lëvizjes amerikane të protestës \"Occupy Wall Street\", këtë të shtunë priten në mbarë botën një sërë tubimesh demonstrative dhe protesta kundër tregjeve financiare. 

Edhe në Frankfurt mbi Main para selisë së Bankës Qëndore Europiane do të demonstrohet.

Në Berlin protestuesit do të grumbullohen para selisë së kancelares. Në New York do të zhvillohen po ashtu protesta, ku protestuesit do të qëndrojnë para filialeve të bankës Chase-Manhattan - Bank.

Aktivistët e lëvizjes \"Occupy Wall Street\" i kanë bërë thirrje të gjithë simpatizanëtve të saj që masivisht të mbyllin xhirollagaritë e tyre në bankat e përhapura në qytet.

Me këtë duan të protesojnë kundër politikës së bankës së madhe JPMorgan Chase, që lë pas dore sipërmarrjet e vogla  dhe tërheq paratë e tatimeve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)