28 Prill 2024

Preferencat tregtare me BE, më përfituesja del Kosova

Prishtinë, 31 dhjetor - Bashkimi Evropian dje ka ripërtërirë preferencat tregtare me Ballkanin Perëndimor deri në vitin 2015, duke iu dhënë pothuaj të gjitha produkteve të rajonit qasje të lirë brenda bllokut në periudhën katërvjeçare.

Nga këto masa përfitojnë Shqipëria, Bosnja, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Kosova.

Siç raporton agjencia France Press, nga preferencat e veçanta më përfituesja del Kosova, meqë nuk e ka nënshkruar Marrëveshjen e Asociim-Stabilizimit me BE-në.

“Këto preferenca tregtare mbështesin integrimin ekonomik në BE dhe çojnë përapara stabilitetin politik dhe përparimin ekonomik në tërë rajonin”, thuhet në deklaratën e Komisionit Evropian.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)