24 Prill 2024

Porositë e ndërmarrjeve gjermane u rritën për 3,4 për qind

Bruksel, 7 tetor - Porositë e ndërmarrjeve gjermane u rritën për 3,4 për qind në gusht në krahasim me muajin paraprak, tregojnë të dhënat e Ministrisë së Ekonomisë së Gjermanisë.

Analistët parashikonin rritje të këtij treguesi prej 0.9 për qind.

Krahasuar me muajin e njëjtë të vitit 2009, vëllimi i porosive është rritur për 20,3 për qind, derisa ekspertët pritnin rritje prej 17,2 për qind.

Sipas të dhënave, në korrik të vitit 2010, porositë janë zvogëluar për 1,6 për qind, krahasuar me muajin qershor, ndërsa janë rritur për 18,4 për qind në vit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)