02 Maj 2024

Përfundoi takimi i pestë i Komitetit të përbashkët të CEFTA-s

Prishtinë, 23 nëntor - Nën organizimin edhe udhëheqjen e zv kryeministres dhe ministres së Tregtisë dhe Industrisë, sot me 23 nëntor, përfundoi takimi i pestë i komitetit të përbashkët të CEFTA-s.

Këtë vit takimi i ministrave të CEFTA-s u mbajt në Paris, ku u diskutua zbatimi i kësaj marrëveshje nga tetë vende anëtare dhe planifikimi i punës së përbashkët për vitin 2012.

Si kryesuese e këtij takimi, ministrja Kusari – Lila tha: “në tre vitet e fundit Kosova është ballafaquar me një bllokadë e cila i shkaktoi humbje të mëdha ekonomike vendit tonë. Zgjidhja e problemit u arrit në Bruksel, por jo tërësisht nga CEFTA.”

Përveç prezantimit të sfidave të politikave tregtare nga ministrat dhe zv. ministrat e tetë vendeve anëtare të CEFTA-s, u prezantuan edhe një sërë raportesh nga nënkomitetet për bujqësi, çështje sanitare dhe fitosanitare, barrierat teknike të tregtisë dhe barrierat jo-tarifore, doganat dhe rregullat e origjinës.

Pas përfundimit të takimit, ministrat e tetë vendeve anëtare të CEFTA-s u pajtuan që të vazhdojnë me liberalizimin e tregtisë dhe implementimin e marrëveshjes së CEFTA-s.

Më konkretisht pas liberalizimit të plotë të tregtisë për produkte bujqësore, vendet e rajonit do bëjnë edhe monitorimin mbi ndikimin e liberalizimit dhe do të raportojnë në takimin e vitit të ardhshëm.

Nderkaq Safet Gerxhaliu kryetar i Odes Ekonomike të Kosovës ka thënë së është e çuditshme qe asnjeri nga panelistet nuk permenden partneritetin, dialogun, komunikimin, shkembimin e informatave si dhe aktivitetet e përbashketa që do ta promovonin, se pari CEFTA-n dhe rolin e saj, se dyti vlerat e vendeve të rajonit dhe përmes bashkëpunimit dhe komunikimit të joshen investitorët e huaj të investojnë në regjion.

“Nëse ne e rrisim bashkëpunimin ekonomik dhe nëse do të kishim impakt me pozitiv ne do te ishim me te sinqertë karshi qytetarëve tanë se pari dhe po ashtu do te ishim me serioz karshi donatoreve dhe Brukselit i cili eshte synimi i yne per te ardhmen”, ka thënë Gerxhaliu.

Negociatat për shërbimet në tregti do të vazhdojnë vitin e ardhshëm, kurse eliminimi i barrierave jo-tarifore dhe rregullat e origjinës mbeten prioritet të CEFTA-s.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)