29 Mars 2024

Partnere kryesore eksportuese e Serbisë është Italia

Beograd, 12 korrik - Partnere kryesore eksportuese e Serbisë në pesë muajt e parë të këtij viti ka qenë Italia, në të cilën janë eksportuar produkte të vlefshme 584,1 milionë dollarë.

Nga ana tjetër, partnere kryesore nga importi është Rusia, prej ku ka hyrë mall me vlerë prej 1,08 miliardë dollarë, tregojnë të dhënat e Entit serb për statistikë.

Në eksportin, krahas Italisë, partnere kryesore të Serbisë kanë qenë edhe Gjermania me 526,3 milionë dhe BeH-ja me 443,5 milionë dollarë.

Në tregtinë e jashtme krahas nga Rusia, serbia më së shumti ka importuar nga Gjermania dhe Italia.

Shkëmbimi i jashtëm tregtar i mallrave ka qenë më i madh në vendet me të cilat Serbia ka nënshkruar marrëveshje për tregti të lirë. Në mënyrë individuale suficit më të madh ky vend ka arritur me Malin e Zi dhe Maqedoninë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)