26 Mars 2023

Parku i Biznesit në Drenas, 35 milionë euro investime

Prishtinë, 23 prill - Dje pasdite, zëvndeskryeministrja e Kosovës dhe ministrja e Tregtie dhe Industrisë,  me bashkepuntore vizitoi Parkun e Biznesit në Drenas, me ç'rast u njoh me për se afermim me punet e filluar  nga bizneset në këtë park.
 
Ministrja, Kusari-Lila gjatë vizites në këtë park, ajo u interesua rreth aktiviteteve qe janë ndërmarrë deri me tani nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, respektivisht nga Agjencia për Mbështetjen e Ndërmarrjeve te Vogla dhe të Mesme, ku u njpftua edhe nga vetë afaristet për punën që janë duke berë.
 
Ministrja Kusari Lila ka thënë së parku do të luajë rol të rëndësishëm në zvogëlimin e papunësisë dhe rritjen e të ardhurave për kokë të banorit.

"Në këtë park do të zhvillojnë biznesin e tyre mbi 40 kompani të profileve të ndryshme që kanë fituar parcela, të cilat do të investojnë mbi 35 milionë euro dhe do të hapen vende te shumta pune", ka theksuar ajo.
 
Parku i Biznesit në Drenas ka një sipërfaqe prej 24 ha dhe  është pjesë e një zone të ardhshme industriale, me mbi 130 ha. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 mars 2023

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël. (Krushë e Madhe, ora 8:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani bën homazhe në Kompleksin Memorial të dëshmorëve dhe të martirëve në fshatin Krushë e Madhe. (Krushë e Madhe, ora 11:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 12:00)