24 Prill 2024

Pakësohen produktet serbe në Kosovë

Prishtinë, 1 gusht - Pas embargos së vendosur dhe masave të reciprocitetit në Kosovë vërehet mungesa e vazhdueshme e pranisë së produkteve serbe.

Zhvillimet e fundit në pjesën veriore të Kosovës dhe djegia e pikave kufitare ka bërë që të ndërpritet me të madhe importi i produkteve serbe.

Prania e produkteve serbe nëpër qendrat kryesore tregtar në vend, por edhe nëpër markete të vogla brenda qyteteve është duke u eliminuar dita-ditës.

Gjithashtu, edhe shumica e qytetarëve të Kosovës pas ngjarjeve të fundit kanë filluar pasivisht të bojkotojnë prodhimet serbe. Disa aktivitete nga shoqëria  civile janë organizuar publikisht në shenjë reagimi për të bojkotuar produktet serbe.

Importues të produkteve serbë në Kosovë, thonë se janë në fund të shpenzimit të rezervave që i kanë pasur në depot e tyre.

Mirëpo, një pjesë e kompanive serbe bëhet e ditur se përmes Maqedonisë dhe Malit të Zi kanë nisur që të fusin në Kosovë, disa nga produktet e tyre, që janë më të plasuara dhe më të kërkuara në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)