29 Prill 2024

Ozan premton rritjen e eksportit të Kosovës drejt Turqisë

Prishtinë, 10 mars - Sot, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë dhe njëherësh edhe zëvendëskryeministrja, Mimoza Kusari-Lila, priti në takim ambasadoren e Turqisë, znj. Songul Ozan.

Ministrja Kusari-Lila e njoftoi amabsadoren Ozan për punën, prioritetet e kësaj ministrie, si dhe për anagzhimin e institucioneve të Kosovës për bashkëpunim me të gjitha ambasadat e vendeve të ndryshme që gjenden në Kosovë.

Po ashtu ambasadorja Ozan u njoftua nga ministrja Kusari –Lila edhe rreth zhvillimeve aktuale ekonomike e tregtare  në Kosovës, si dhe  rreth rrtijes së shkëmbimeve tregtare të Kosovës kundrejt Turqinë.

Ndërkaq, ambasadorja Ozan tha se Turqia ka qenë dhe do të jetë pranë Kosovës në rrugëtimin  e saj drejt zhvillimit institucional dhe ekonomik, si dhe u zotua se do të përkrahë dhe do të ndihmojë përmes formave institucionale në hulumtin e mundësive për rritjen e eksportit të Kosovës drejt Turqisë.

Të dyja bashkëbisedueset u pajtuan për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në fusha me interes për të dyja vendet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)