22 Shkurt 2024

OEK mban konferencë "Zhvillimi i NVM-ve në Ballkanin Perëndimor"

Prishtinë, 14 maj - Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me organizatën SPARK do të organizoj konferencën me temën “Zhvillimi i NVM-ve në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, e cila do të organizohet si aktivitet i veçantë në kuadër të Javës Evropiane të NVM-ve në Kosovë për vitin 2010.

Në këtë konferencë përveç pjesëmarrjes së përfaqësuesve institucional dhe atyre nga sfera e biznesit Kosovar, pjesëmarrës do të jenë edhe përfaqësuesit nga Odat Ekonomike Rajonale dhe përfaqësues të bizneseve nga këto vende, të cilët do të prezantojnë eksperiencen e tyre në zhvillimin e NVM-ve në rajonin e Ballkanit dhe më gjërë.

Organizimi i kësaj konference ka për qëllim që t’u mundësoj NVM-ve në Kosovë të mësojnë dhe të informohen nga vendet tjera të rajonit për zhvillimin e NVM-ve, dhe gjithashtu do të jetë një mundësi e mirë për të krijuar kontakte në mes të ndërmarrësve ekzistues dhe atyre potencial, si dhe të zhvillohen ide të reja për t’i ndihmuar ndërmarrësit që të zhvillojnë aktivitetin e tyre në nivelin rajonal.

Gjatë pjesës së parë të kësaj konference do të diskutohet rreth mundësive të rritjes së NVM-ve në kontekstin e bashkëpunimit ekonomik rajonal, ndërsa gjatë pjesës së dytë do të diskutohet rreth marrëdhënieve tregtare me BE-në, ku do të debatohet rreth avantazheve dhe disavantazheve të hyrjes në raportet tregtare me shtetet anëtare të BE-së.

Gjithashtu, është planifikuar që gjatë këtij aktiviteti të organizohen edhe takime bilaterale në mes të ndërmarrjeve vendore dhe atyre ndërkombëtare, ku ato do të kenë mundësinë e takimit dhe të diskutimit me përfaqësues të bizneseve nga vendet e ndryshme të rajonit, të cilëve do t’ju jepet mundësia që përmes kontaktit të drejtpërdrejtë të gjejnë mënyrën e tyre të bashkëpunimit në të ardhmen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)