29 Mars 2024

OEK dhe Aspect Balkans Consulting nënshkruan memorandum bashkëpunimi

Prishtinë, 13 tetor - Oda Ekonomike e Kosovës dhe Aspect Balkans Consulting, nga Brukseli nënshkruan sot një memorandum bashkëpunimi në lëmin e lobimit dhe ngritjes së kapaciteteve menaxheriale dhe funksionale të ndërmarrjeve të Kosovës.

“Dua te besoj dhe shpresoj qe nuk do te jete vetëm  nënshkrim ne  letër i memorandumi të bashkëpunimi dhe ky dokument te mbetet ne sirtar qofte ne Bruksel, Londër apo Prishtinë por pres që nga ky dokument te implementojmë, të reflektoj në projekte konkrete te financuara nga donator dhe qeveri te ndryshme, por edhe nga institucionet vendore. Dua te reflektoj qe përmes këtij memorandumi te ngritën kapacitetet menaxheriale  qofte ne ndërmarrjet e vogla dhe te mesme qe është një nder synimet e implementimit te këtij projekti qofte ne ndërmarrjet  publike”, tha me këtë rast kryetari i OEK-ut Safet Gërxhaliu.

Ish ambasadori i Maqedonisë ne Belgjikë, Blerim Reka, ndryshe bashkëthemelues i Aspect Balkans Consulting tha se  diplomacia është veprimtari shtetërore, instrument i ndikimit te shtetit,  instrument përmes se cilit  mbrohen interesat kombëtare.

“Lobimi është veprimtari fitimprurëse si çdo tjetër e cila e përkrah diplomacinë, pra aty ku diplomacia nuk mund te hyj është lobimi qe i qel dyert.  Aty ku mallrat e juaj nuk mund te vijnë  ne tregun e EU-së është pikërisht kompania, jo vetëm kjo por edhe kompani te tjera, ajo qe juve ju hap dyert,  ju benë promovime ne tregun e UE-se. Qëllimi i takimit të sotëm është qe ketë bashkëpunim ta institucionalizojmë, ta formatizojmë ne një dokument,  memorandumin e mirëkuptimit, do te mund t”u shërbej dhe te jete zëri i juaj ne te gjitha qendra e botës”, tha me këtë rast Reka.

Lidhur me rëndësinë e lobimit foli edhe kryetari i  Kompanisë Aspect Balkans Consulting, James Hunt

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)