03 Maj 2024

OEK dhe AOEM nënshkruan memorandum bashkëpunimi

Prishtinë, 14 tetor - Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu dhe Mitko Aleksov, në kuadër te manifestimit Forumi Biznesor Kosovë Maqedoni nënshkruan sot memorandum bashkëpunimi.

Me këtë rast kryetari i OEK-ut ka vlerësuar si shume të rëndësishëm faktin se në forumin e sotëm kanë marrë pjesë zëvendës kryeministrja e Kosovës, ministri i zhvillimit ekonomik dhe ministri i ekonomisë së Maqedonisë dhe theksoi se duhet thelluar dhe zgjeruar bashkëpunimin në mes të dy vendeve në fushën e ekonomisë.

“Nga parafolësit u preken tema te tilla qe e karakterizojnë bashkëpunimin ekonomik. Nga këndvështrimi i OEK-ut  kemi pas një bashkëpunim te mirëfilltë me Oden Ekonomike te Maqedonisë dhe me asociacionet tjera te biznesit dhe dua te besoj  qe një memorandum i tille do te jete vetëm edhe një fuqizim i mëtutjeshëm i këtij bashkëpunimi”, tha kryetari Gërxhaliu.

Gërxhaliu ka theksuar se në marrëdhëniet ekonomike në mes të dy vendeve duhet fokusuar në eliminimin e barrierave, bashkëpunimin ne projekte te përbashkëta nga fondet e caktuara evropiane dhe vlerësoi se  është koha qe nga forma e tregtisë klasike te kalohet ne forma me te avancuara te bashkëpunimit.

“Besoj qe çështje te hapura politike nuk kemi. Na mbetet që ekonomia te jete ure e cila do ti bashkoj shtetet dhe takime te tilla me siguri qe do te shkojnë ne favor te bashkëpunimit dhe te avancimit te këtij bashkëpunimi."

"Si Kosovë dhe si Maqedoni jemi te vegjël qe te jemi atraktiv për investitor te huaj por bashkëpunimi dhe sinkronizimi i aktiviteteve te përbashkëta do ta promovoj vlerën e rajonit, do te jemi atraktiv për investitor dhe vetëm ne këtë mënyrë do te jemi serioz ndaj popujve qe i përfaqësojmë por edhe ndaj Brukselit dhe donatoreve te tjerë” .

Në prezencën e zëvendës kryeministres, Mimoza Kusari Lila, ministrit të zhvillimit ekonomik, Besim Beqaj dhe ministrit të ekonomisë së Republikës së Maqedonisë, Valon Saraqini sot është mbajtur forumi biznesor Kosovë Maqedoni me ç’ rast në takimet bilaterale në mes të bizneseve u bisedua lidhur me mundësinë e bashkëpunimit në mes të dy vendeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)