10 Maj 2024

OEAK: Ndërhyrja në sektorin privat demton bizneset

Prishtinë, 22 shkurt - Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës (OEAK) ka bërët të dtiru se shuma e investimeve të huaja direkte (IHD) ka shënuar rënie nga viti në vit për shkak të klimës së pafavorshme afariste anembanë botës, por gjithashtu edhe për shkak të paaftësisë së Qeverisë së Kosovës për të fituar besimin e investitorëve të huaj.

Visar Bajra Drejtor Ekzekutiv ka thënë që sot, Kosova po përballet me konkurrencë të ashpër rajonale në tërheqjen e më shumë investimeve të huaja.

Sipas statistikave të Bankës Botërore, ka pasur një rënie prej 30 % në shumën e investimeve të huaja direkte nga 2007 në 2010 në Kosovë, ose nga 603,224,093 dollar (Shuma e IHD në 2007) në 413,401,759 dollar (FDI Shuma e IHD në 2010).

Ky trend sipas Bajres ka vazhduar edhe gjatë vitit të kaluar, edhe pse statistikat zyrtare nuk janë publikuar ende. Shuma e IHD në Kosovë sipas tij ende mbetet një prej më të ulëtave në rajon. 

"Përvoja nga ekonomitë në tranzicion tregon që investimet e huaja direkte ndikojnë direkt në rritjen e eksporteve dhe ka qenë kontribuuesi kryesor në rritjen e punësimit, përmirësimit të stabilitetit të përgjithshëm ekonomik dhe politik. Për të ndikuar në shtimin e investimeve të huaja direkte, investitorët duhet të fitojnë besim se mund të operojnë në një mjedis i cili është i lirë nga ndërhyrjet e paarsyeshme politike", ka deklaruar Bajra.

Kriticzmi i fundit i bërë nga personalitet e caktuara politike nga niveli qendror dhe lokal drejtuar kundër një numri kompanish lidhur me përputhshmërinë me ligjet mjedisore sipas tij do të ketë ndikim negativ jo vetëm në mbrojtjen e mjedisit në Kosovë por gjithashtu edhe në zhvillimin aq shumë të nevojshëm ekonomik të vendit.

Kjo siç ka theksuar Bajra është për shkak të faktit se kriticizmi në formë të retorikës politike i cili nuk mbështetet me fakte nuk ndikon as në përmirësimin e mjedisit, e as nuk e ndihmon Kosovën në ndërtimin e një imazhi të një vendi në të cilin sundon ligji.

Ai ka theksuar se mbrojtja e mjedisit duhet t’i lihet institucioneve kompetente që janë të ngarkuara me ligj që të sigurojnë përputhshmërinë dhe implementimin e ligjeve mjedisore.

"Politikanët duhet të përmbahen nga dhënia e dekaratave që mund të pengojnë zbatimin e ligjeve mjedisore ose nga përpjekjet e tilla me konotacione të panevojshme politike. Derisa politikanët duhet të përmbushin rolin e tyre të rëndësishëm të zhvillimit dhe implementimit të politikave/ligjeve për çështjet mjedisore, në deklaratat e tyre ata duhet të përmbahen nga vënia në shënjestër e kompanive individuale meqë kritikat e tilla mund të keqkuptohen si një përpjekje për të frikësuar këto kompani", ka theksuar Bajra.

"Ne dëshirojmë të theksojmë se Oda Amerikane dhe anëtarësia e saj janë plotësisht të përkushtuar për përmirësimin e përputhshmërisë me ligjet mjedisore të të gjitha kompanive në Kosovë. Përveç kësaj, Oda Amerikane dëshiron të theksojë se mbrojtja e mjedisit dhe zhvillimi ekonomik nuk paraqesin interesa ekskluzive reciproke por paraqesin një interes vital të Kosovës dhe qytetarëve të saj."

Në këtë kontekst, Oda Amerikane mbetet e përkushtuar për të lehtësuar dialogun publiko-privat i cili do të sigurojë që çështjet e tilla të adresohen në mënyrë institucionale dhe në përputhje të plotë me ligjet e aplikueshme. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)