18 Prill 2024

Obama: Reforma e Wall Street-it sjellë siguri dhe transparencë

SHBA, 17 maj - Mbajtja e Wall Street-it nën një kontroll më të madh, do t’i ndihmojë konsumatorët që të jenë shumë më të informuar në lidhje me zgjedhjet, në lidhje me investimet e parave dhe marrëveshjet e errëta që shkaktuan edhe krizën e fundit financiare në Shtetet e Bashkuara.

Kjo ka qenë një pjesë e deklaratës që Presidenti amerikan, Obama, ka deklaruar dje për ta nxitur Kongresin që të miratojë ligjin për reformimin e sistemit financiar.

Në fjalimin e tij të përjavshëm, Obama tha se ky ligj do të ulë ndjeshëm numrin e praktikave grabitqare të huamarrjes, do të parandalojë bankat nga marrja e rreziqeve shumë të mëdha që mund të shkaktojnë edhe falimentimin e tyre dhe do t’u japë ndërkohë aksionerëve më shumë transparencë dhe informacion.

 “Për ta thënë thjesht, reforma e Wall Street-it do t’u sjellë njerëzve një siguri dhe transparencë më të madhe në lidhje me paratë e tyre”, ka vazhduar Obama.

“Përgjegjësia ime si President nuk është thjesht rindërtimi i ekonomisë pas një recesioni dhe krize shumë të rëndë, por krijimi i sigurisë që kriza ekonomike si ajo që shkaktoi recesionin nuk duhet që të përsëriten më”, vazhdoi ai.

“Ja se çfarë do të na ndihmojë që të arrijmë reforma e Wall Street-it”. Senati është duke debatuar në lidhje me rishkrimin e disa rregullave bazë që vënë në funksionim Wall Street-in që nga periudha e pas Depresionit të Madh.

Një votë përfundimtare ka shumë mundësi që të caktohet për t’u marrë në mesin e javës së ardhshme. Më pas ligji do të diskutohet edhe në dritën e versionit të Kongresit.

Legjislacioni pritet që të ndërtojë një mekanizëm për të parashikuar të gjitha rreziqet e sistemit financiar, për të krijuar një metodë për të likuiduar firmat e mëdha që falimentojnë dhe për të shkruar rregulla të reja në lidhje me operacionet komplekse që fajësohen për krijimin e krizës financiare në vitin 2008.

Ajo do të krijojë ndërkohë edhe një agjenci të mbrojtjes së konsumatorit.

Versioni i Senatit amerikan kërkon krijimin e një zyre të pavarur brenda Rezervës Federale, që të shkruajë dhe zbatojë rregulloret e huadhënies dhe të disa operacioneve të tjera financiare.

Ndërkohë që projekti i Kongresit është për ngritjen e një agjencie më vete, “ju do të pajiseni me një informacion të qartë dhe të pastër, informacion për të cilin keni nevojë dhe që do t’ju ndihmojë të bëni edhe zgjedhjen më të mirë. Do t’ju ndihmojmë që të shmangni të gjitha praktikat grabitqare dhe të shmangim edhe institucionet huadhënëse të paskrupullta për të rritur sigurinë financiare të familjeve tuaja”, ka thënë Obama.

Me këtë reformë do ta bëjmë sistemin tonë financiar më transparent. Do të parandalojmë bankat nga marrja përsipër e rreziqeve të mëdha për t’i ndaluar nga kolapsi dhe problemet e mëdha financiare që shkaktojnë kriza të mëdha në të gjithë sistemin financiar”, ka vazhduar Obama. Ndërkaq, republikanët kanë akuzuar Obamën dhe demokratët për promovimin e politikave ekonomike që bazohen shumë te shpenzimet, duke mos marrë parasysh shumë shkurtimet e buxhetit

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)