20 Prill 2024

Obama: Novacionet në biznes, ringjalljin ekonominë

Uiskonsin, 30 janar - Presidenti amerikan Barak Obama thotë se novacionet në biznes janë guri themelor për ringjalljen e ekonomisë dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Këto komente ai i bëri gjatë vizitës në një kompani për prodhimin e energjisë në Uiskonsin.

Sot zoti Obama shfrytëzoi fjalimin e tij të përjavshëm për të shprehur përsëri “përkrahjen për novatorët amerikanë, të cilët mbështeten në teknologji të reja për të krijuar vende pune dhe mundësi për fillimin e  industrive të reja”.

Presidenti tha se ditët e ardhshme do të bëjë të bëjë një ekspoze të kompanive të ndryshme që do ta ndihmojnë Amerikën, siç u shpreh ai, “për zhvillimin në të ardhmen, përmes novacioneve, në një garë për arritje në fushën e arsimit dhe ndërtimit”.

Obama tha në fjalimin e tij të përjavshëm se reformimi i qeverisë dhe shkurtimi i shpenzimeve të tepërta janë hapat e nevojshëm për të financuar investimet në arsim dhe kërkime shkencore.

Presidenti theksoi propozimin e tij për pakësimin e taksave për bizneset që merren me punë kërkimore.

Në fjalimin e përjavshëm të republikanëve, senatori Ron Johnson tha se një qeveria më e vogël dhe pakësimi i shpenzimeve janë masat e nevojshme për vështirësitë ekonomike të vendit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)