Nisin bisedimet Kinë-SHBA për tregtinë

Pekin, 22 dhjetor - Bisedimet e përvitshme për tregtinë mes Kinës dhe SHBA-së nisën në Pekin, në një përpjekje për të sheshuar mosmarrëveshjet e për të krijuar një bazë të re bashkëpunimi.
Ky është takimi i parë i komisionit të posaçëm që kur administratat e reja kineze dhe amerikane nisën punën.
Në delegacionin amerikan bëjnë pjesë sekretarja e tregtisë Penny Pritzker, përfaqësuesi i tregtisë Michael Froman dhe sekretari i bujqësisë Tom Vilsack.
Zv/kryeministri kinez Wang Yang tha se tregtia dypalëshe është rritur, në 50 trilionë dollarë këtë vit, në krahasim me 4 miliardë që ishte në 1983-shin.
Wang theksoi se Komisioni i Përbashkët për Tregtinë ka ndihmuar në vendosjen e bazës për një model bashkëpunimi mes dy fuqive kryesore, për të cilën ranë dakord presidentët Xi Jinping dhe Barack Obama gjatë takimit të tyre në qershor në Kaliforni.
Ndërsa Froman theksoi se palët do të tregojnë se janë të gatshme të eleminojnë barrierat tregtare dhe të investimeve, të rrisin efikasitetin e tregjeve e të garantojnë një marrëdhënie tregtare të qëndrueshme.