20 Prill 2024

New York, sot mbahet forumi për tregti dhe investime SHBA-Kosovë

New York, 27 tetor - Forumi i parë për Tregti dhe Investime SHBA-Kosovë do të mbahet të sot, në New York, ndërsa organizohet nga Ambasada e Republikës së Kosovës në SHBA dhe Shoqëria Tregu në Zhvillim- Developing Market Associates.

Forumi do të ofrojë informata për mundësitë e investimeve në Kosovë dhe do t''u mundësojë investitorëve potencialë dhe partnerëve tregtarë të takohen me delegacionin qeveritar nga Kosova, të cilin do ta udhëheq ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala.

“Prej shpalljes së pavarësisë, Kosova ka zhvilluar një sistem të përshtatshëm tatimor për investime”, tha për RTK-në ambasadori i Kosovës në SHBA, Avni Spahiu. Në fokusin e investitorëve të mundshëm janë pasuritë e mëdha të thëngjillit, potenciali bujqësor dhe një forcë punëtore e re sipërmarrëse.

“Në Kosovë ka mundësi të mëdha për investime të sektorit privat në fushat si energjia, infrastruktura, dhe industria bujqësore” , tha ambasadori Spahiu.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)