Mulaj ia dorëzon detyrën Ministres Hykmete Bajrami

Prishtinë, 12 dhjetor- Në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë u bë pranim-dorëzimi i detyrës së Ministres të Tregtisë dhe Industrisë. 
Në pritjen e organizuar me këtë rast, Ministri i deritashëm Ismet Mulaj, ia ka dorëzuar zyrtarisht detyrën Ministres së re të Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami.
Gjatë takimit të zhvilluar, Mulaj e njoftoi Ministren me stafin, me punët e angazhimet e deritashme të MTI-së, si dhe me proceset që janë përpara. 
Ai po ashtu u shpreh  i nderuar që MTI-ja do të udhëhiqet nga një profesorësh e Universitetit, duke i dëshiruar shumë sukses në punën e saj të mëtutjeshme në krye të kësaj ministrie .
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, e falënderoi paraardhësin Ismet Mulaj për pritjen e organizuar. 
Ministrja Bajrami shprehu besimin në vazhdimin e bashkëpunimit dhe avancimin  e mëtutjeshëm të punës dhe sukseseve të MTI-së.
 















