02 Maj 2024

MTI ndan 50 mijë euro për zonat e bllokuara nga bora

Prishtinë, 13 shkurt - Pas gjendjes së rëndë në disa zona të Kosovës ku qarkullimi është i bllokuar, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka marrë sot vendim për ndarjen e ndihmave në ushqim në vlerë prej 50.000 euro.

Ndarja e këtyre ndihmave do të bëhet përmes Kryqit të Kuq të Kosovës, varësisht prej nevojave të familjeve që jetojnë në zonat ku kushtet klimatike e pamundësojnë qarkullimin. Pas vlerësimit që Kryqi i Kuq tashmë e ka bërë, do të fillojë shpërndarja e produkteve ushqimore për familjet që kanë nevojë për ndihmë.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë mbetet në kontakt me Forcat e Sigurisë së Kosovës, KFOR-in dhe Kryqin e Kuq me qëllim të përkrahjes së vazhdueshme për amvisëritë e rrezikuara nga izolimi dhe moti i keq.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)