08 Maj 2025

Mitrovica me projekt edukimi për të drejtat e mbrojtjen e konsumatorit

Mitrovicë, 8 nëntor - Me qëllim të edukimit të nxënësve për aspektin shëndetësor dhe mbrojtjen e ambientit, Drejtoria e Inspeksionit  ka nisur të mërkurën realizimin e një projekti në të gjitha shkollat e komunës së  Mitrovicës.

Ky projekt, në kuadër të të cilit do të mbahen ligjërata nëpër shkolla është vlerësuar shumë i rëndësishëm, meqë do të ndihmoj nxënësit  në vetëdijësimin e tyre për prodhimet që ata konsumojnë.

Drejtori i Inspeksionit, Lulzim Zeqiri, tha para nxënësve dhe mësimdhënëvsve të shkollës fillore “Migjeni”, se prej këtu nis ky projekt ku parashihen të mbahen ligjërata për të drejtën dhe mbrojtjen e konsumatori.

“Ky projekt është i një rëndësie të veçantë meqë edukon për t’u mbrojtur nga ushqimet e skaduara  që mund të qarkullojnë në treg”, tha Zeqiri.
Në ligjëratën e parë u fol  për mënyrat e mbrojtjes nga ushqimet e skaduara  dhe çfarë veprimesh duhet të ndërmerren për të parandaluar produktet ushqimore të skaduara, mandej për asgjësimin e këtyre produkteve ushqimore etj.

Poashtu u ligjërua për higjienën e ushqimeve me origjinë shtazore (ushqimi me origjinë shtazore, therja e kafshëve, vulosja e mishit), për kategorinë e ndjeshme të konsumatorit, në radhë të parë fëmijëve, të moshuarve, grave shtatzëna dhe personave të ndjeshëm.

Ligjëruesit njoftuan se të gjithë ata që hasin prodhime të dyshimta mund të bëjnë ankesë duke thirrur në  telefonin  për mbrojten e konsumatorit 080011000. U këshillua që të shikohet poashtu  në mënyrë të kujdeshme deklaracioni i prodhimit.

Ligjërata u prit shumë mirë nga nxënësit dhe arsimtarët e shkollës. Ligjërues ishin Blerim Hyseni, shef i inspektorit të tregut,Festim Rexhepi,inspektor i vetirenarisë, dhe Musa Dibrani, isnpektor sanitar.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)