12 Maj 2024

Ministrja Kusari – Lila priti drejtorin e ri të Odës Amerikane

Prishtinë, 11 janar -Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Mimoza  Kusari – Lila priti sot drejtorin e sapoemëruar të Odës Ekonomike Amerikane (OEA), Visar Bajrën, ish drejtorin e kësaj ode, Lekë Musën,  si dhe anëtarin e Bordit Udhëheqës për përzgjedhjen e Drejtorit të AmCham,  Emmanuel Mitsou, njëherit drejtor i kompanisë Sharrcem.


Në vizitën e tij të parë të këtij niveli, një ditë pas emërimit në pozitën e drejtorit ekzekutiv të Odës Ekonomike Amerikane, Bajra  e njoftoi ministren Kusari – Lila për planet e tij në detyrën e re. Ai u shpreh i gatshëm për rritjen e bashkëpunimit në të gjitha sferat dhe sidomos në kontributin të cilin OEA-së  mund të japë në ngritjen e kapaciteteve për politikë-bërje. 


Kurse  Zv. kryeministrja Kusari-Lila e përgëzoi  z. Bajra për pozitën e re dhe i uroi suksese. Në takimin njoftues ajo tha:  ‘’Oda Ekonomike Amerikane është një urë lidhëse për bashkëpunim me investitorët e huaj dhe së bashkë me Agjencinë për Promovim të Investimeve jemi të gatshëm të vazhdojmë bashkëpunimin me shpresë që investimet e huaja në Kosovë të rriten”.


 Oda Ekonomike Amerikane nё Kosovë ёshtё organizata përmes të cilës liderët e biznesit kooperojnë për të fuqizuar klimën e biznesit të vendit dhe rritjen ekonomike drejt prosperitetit dhe integrimit Euro Atlantik.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)