11 Maj 2024

Ministri iranian i naftës: Do të ndalojmë eksportin në BE

Teheran, 30 janar - Ministri iranian i naftës deklaroi se në të ardhmen e afërt do të ndalohet eksporti i naftës për disa nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian.

Por megjithatë, Komisionin Parlamentar i Energjisë në Iran, deklaroi se deri më tani nuk është depozituar pranë tij asnjë projektligj që do të ndalonte eksportin e naftës në Bashkimin Europian.

Sipas zëdhënësit të komisionit deri tani ekziston vetën \"një ide\" e shtjelluar nga disa deputetë.

Bashkimi Europian ndërkohë ka vendosur embargo mbi naftën iraniane, ku pas 1 korrikut nuk do të ketë më kontrata të reja.

Koha e caktuar do të ndihmojë kompanitë të gjejnë burime alternative nafte.

Pavarësisht se nuk ekziston asnjë projektligj, disa raportime të më hershme u sugjeronin ligjvënëse iranianë të konsideronin ndalimin e eksportit të naftës në Bashkimin Europian brenda disa ditëve.

Njëkohësisht, një grup inspektorësh të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike ndodhet në Iran për një vizitë tre ditore, në përpjekje për të arritur një marrëveshje për programin bërthamor të vendit.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Ali Akbar Salehi, tha se Teherani është optimist për vizitën e inspektorëve të IAEA-s.

\"Me një fjalë dua të them se jam optimist për këtë vizitë. Sigurisht me këtë nuk nënkuptoj se mrekullia do të ndodhë brenda natës por ju e dini se një udhëtim i gjatë fillon me hapin e parë.\"

Tensionet midis Iranit dhe disa vendeve perëndimore filluan të përkeqësohen që kur SHBA-ja dhe Bashkimi Europian vendosën sanksione të reja mbi Iranin në fundin e viti të kaluar.

Teherani mohon se është duke u përpjekur për të zhvilluar armë bërthamore dhe ka përsëritur se ai mund të mbyllë ngushticën e rëndësishme të Hormuzit nëse sanksionet për ndalimin e eksportit të naftës do të rezultonin të suksesshme.

Por Uashingtoni i ka shuar këto zëra duke deklaruar se nuk do të tolerojë një veprim të tillë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)