12 Maj 2024

Menaxhimi i tokës dhe pronës pengon tërheqjen e investitorëve

Prishtinë, 8 shkurt - Në një konferencë të organizuar nga USAID vlerësuar se korniza ligjore për Menaxhimin e tokës dhe pronës komunale në Kosovë nuk është në shërbim të tërheqjes së investitorëve.
 
Shtetet e rajonit kanë politika më të favorshme për tërheqjen e investimeve në pronën komunale, është thënë me këtë rast gjatë prezantimit të një studimi, nga Olga Kaganova, eksperte ndërkombëtare për menaxhimin e tokës:

“Në Kosovë janë shumë çështje me rëndësi që duhet të rregullohen. Njëra ndër to është korniza ligjore në harmoni me vendet e rajonit, sepse në të gjitha shtetet fqinje investitorët mund të blejnë pronën komunale pa problem”, tha Kaganova.

Kurse në Kosovë, potencoi Kaganova, kjo nuk mund të ndodhë, sepse qeveritë lokale si ofrues tokash japin të drejta vetëm deri në 40 vjet, kundrejt të drejtave 99 vjeçare që u jepen blerësve të ndërmarrjeve shoqërore nga Agjencia Kosovare e Privatizimit.

Zëvendësministri i Financave Ramadan Avdiu ndërkaq, ka pranuar se kjo çështje në Kosovë është komplekse, dhe se duhet të rregullohen disa çështje ligjore në mënyrë që edhe pronat komunale të jenë tërheqëse për investitorët potencialë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)