07 Maj 2024

Memorandum Mirëkuptimit mes Doganave, AKMP dhe QKUK

Prishtinë, 16 shtator - Sot, në  Agjencionin e Kosovës për Produkte Medicinale(AKPM), është bërë nënshkrimi i  Memorandumit  të Mirëkuptimit ndërmjet  Doganës së Kosovës (DG), Agjencionit për Produkte Medicinale (AKPM) dhe Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Memorandumi ka qëllim humanitar dhe parasheh që produktet medicinale të konfiskuara nga Doganat e Kosovës, pas kontrollit laboratorik nga AKPM apo laboratorit referent, të vihen në dispozicion të QKUK-së, me qëllim  të ndihmës për pacientë.

Lista e barnave  do të vlerësohet nga  grupet punuese kurse paraprakisht ajo i  dorëzohet QKUK-së, e cila pas vlerësimit  të nevojave të saja në formë të shkruar pranon barnat dhe sasitë të cilat ka nevojë, pranimi   do të bëhet   pas kontrollit laboratorik që bënë AKPM.

Produktet që përmbushin kriteret, dispozitat ligjore në fuqi, mund të dorëzohen për përdorim në QKUK, përderisa produktet  medicinale që nuk i plotësojnë kriteret  e kërkuara, do të asgjësohen nga AKPM.

Nënshkrimin e  Memorandumit e bënë, Z. Naim Huruglica Drejtor DG-së, Z. Jeton Shala, Ud. Kryeshefit të  AKPM-së, dhe Dr Lulzim Emini, Ud. Drejtor Ekzekutiv në QKUK.  Memorandumi ka hyrë në fuqi menjëherë pas nënshkrimit të palëve. 

Ju rikujtojmë se muaj më parë QKUK-ja, pati nënshkruar një marrëveshje të ngjashme me Doganat e Kosovës, por nuk ishte e përfshirë AKPM-ja, e cila tash e tutje do të bëjë kontrollin e produkteve medicinale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)