29 Mars 2024

Mbi 18.000 kroatë do të mbesin pa punë

Zagreb, 9 qershor - Punëdhënësit në Kroaci, sivjet planifikojnë të punësojnë 52.820 persona. Prej tyre, diçka më shumë se 20.000 duhet të punësohen në punë sezonale, ndërsa për thuajse 80 për qind të tyre, është paraparë punësimi për kohë të caktuar.

Siç transmeton gazeta kroate “ Poslovni dnevnik” 11.000 persona do të punësohen me orarë të plotë të punës dhe në periudhë të papërcaktuar kohore.

Këto të dhëna janë shpalosur në anketën e sivjeme të zbatuar mes punëdhënësve, e cila u zbatua në janar dhe shkurt nga ana e Entit kroat për punësim. Anketa u bë mbi 12.620 kompani të sektorit privat dhe shtetëror, të cilat punësojnë mbi 44 për qind të të punësuarve në Kroaci.

Nevoja për kuadro të rinjë më e shprehur është në prefekturat bregdetare të cilat tradicionalisht punësojnë punëtorë sezonal në restorantet dhe sektorin hotelier, por edhe në kryeqytetin Zagreb, në të cilin, në të cilin nëse planet nuk tregohen disi shumë optimiste do të bëhet punësimi i 10.383 personave.

Në prefekturat në të cilat papunësia është shumë e shprehur nuk ka shenja për ndonjë përmirësim. Punëdhënësit në Pozhega, Sllavonia, nëpër fshatra në vitin 2010 nuk planifikojnë të punësojnë as nga 1.000 persona.

Dinamika e dobët e tregut të punës në këto prefektura do të thotë edhe përqindje më të ulët të largimeve nga puna, por mund të vjen deri te largimi i 17.700 personave nëse tregohet se se ata janë tepricë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)