Marrëveshje Bashkëpunimi në mes MFSK-së dhe Doganës së Kosovës
Prishtinë, 30 tetor   Në ambientet e Ministrisë për Forcën e Sigurisë të Kosovës, sot Sekretari i Përgjithshëm i MFSK-së,  Shkëlzen Sylaj priti drejtorin e Doganës së Kosovës, Lulzim Rafunën me të cilën nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi në mes MFSK-së dhe Doganës së Kosovës. 
Qëllimi i nënshkrimit të kësaj marrëveshje është thellimi i bashkëpunimit në mes të këtyre dy institucioneve shumë të rëndësishme të Kosovës. Me këtë rast, Ministria e FSK-së i dha në shfrytëzim dy kontejnerë dy katëshe Doganës së Kosovës pa kompensim, për pesë vjet. 
Marrëveshjen në emër të Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës e nënshkroi Sekretari i Përgjithshëm, z. Shkëlzen Sylaj ndërsa për Doganat e Kosovës drejtori i saj, z. Lulzim Rafuna.   















