18 Prill 2024

Marrëdheniet tregtare në fokus të procesit të integrimit Europian

Prishtinë, 18 korrik - Ministrja e Integrimit Europian Vlora Çitaku priti në një takim aportuesen për Kosovën në Parlamentin Europian, Ulrike Lunacek.

Ministrja Çtaku ka vlerësuar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet e Komisionit Europian, dhe është e gatshme për të hyrë në marrëdhënie kontraktuale dhe për të filluar dialogun për liberalizimin e vizave.

Ministrja Çitaku tha se është mirënjohës për punën e mirë që ka bërë dhe vazhdon të bëjë znj. Lunacek në Parlamentin Europian.

Znj. Lunacek vazhdon të jetë zë i qëndrueshëm për interesat e Kosovës me qëllim të përkrahjes së procesit të integrimit Europian, përfshirë avancimin e marrëdhenieve tregtare Kosovë – BE dhe procesin e liberalizimit të vizave.
 
“Gjatë periudhës së fundit Kosova ka ecur përpara me agjendën Europiane duke aprovuar në parlament një numër të ligjeve që kontribuojnë në avancimin e procesit të integrimit. Poashtu, gjatë ditëve në vijim do të shohim një intensifikim të aktiviteteve me qëllim të adresimit të gjitha çësthjeve të hapura deri më publikimin e Raportit të Progresit. Ka vazhduar me intenzitet të shtuar koordinimi me të gjitha komunat për ri-integrim sa më të suksesshëm të personave të riatdhesuar. Është fakt se me mos pranimin e Kosovës si shtet nga pesë vende te Bashkimit Europian kriteret për këtë proces për ne kanë qenë më të rënda se sa për shtetet tjera, mirëpo Kosovë kjo vetëm se i ka kontribuar për të avancuar edhe më shumë në këtë proces”, tha ministrja Çitaku.

Me këtë rast Ministrja Çitaku theksoi se institucionet e Kosovës kanë ndërmarrë një sërë aktivitetesh konkrete për realizimin e obligimeve që kanë dalë nga takimi plenar i mbajtur në fillim të korrikut të këtij viti.

Komunat e Kosovës janë ndihmuar nga Qeveria me fondin e alokuar për ndihmë komunave të Kosovës për ri-integrimin e personave të riatdhesuar.

Nga ana e saj raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Ulricke Lunacek tha se është e kënaqur me përkushtimin dhe punën e mirë që ka bërë Kosova drejt integrimit Europian, dhe se do të jenë evidente punët që janë bërë dhe punët që kanë mbetur për tu bërë në Raportin e Progresit,  të radhës për Kosovën që do të publikohet më 12 tetor.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)