29 Mars 2023

Maqedoni, Banka Komerciale me fitim rekord

Shkup, 5 gusht - Njëra prej bankave më të mëdha në vend në gjashtë muajt e parë të këtij viti realizoi fitim prej tetë milionë eurove.

Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, fitimi i “Bankës Komerciale” është më i madh për 47,4 për qind.

 

Në gjashtë muajt e parë të vitit të kaluar Banka kishte fitim prej 5,46 milionë eurove.

Neto të ardhurat e realizuara prej interesave shënojnë rritje prej 6,1 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa rritja kreditore e Bankës gjatë periudhës janar-qershor të vitit 2010 arrin 1,5 për qind.

Shpenzimet e Bankës shënojnë zvogëlim prej 5,3 për qind, ndërsa humbjet për shkak të investimeve në plasmane “të këqija” shënojnë zvogëlim prej 21,4 për qind. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 mars 2023

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë diskuton rreth çështjeve vijuese nga fushëveprimi i Komisionit. (Kuvendi, salla N302, ora 10:00)

- Qendra e Kosovës për Eksport organizon ngjarjen “Rritja e eksportit përmes platformës KoEx”. (Hotel Sirius, ora  10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive Ekzekutive. (Kuvendi, salla N10, ora 11:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Prokurorin e Shtetit si dhe ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje. (Kuvendi, salla N303, ora 11:00)

- Promovohet romani “Duke ndjekur fluturat” i autores Hana Hoxha, i cili ka si fabulë edukimin e nxënësve/fëmijëve për rolin e policisë në sigurinë e tyre. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Bëhet inaugurimi i punëtorisë së Floktarisë në Qendrën e Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi”, e cila do të shërbejë për zbatimin e mësimit dual ku merr pjesë edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. (Shtjefën Gjeçovi në Prishtinë, ora 13:00)