26 Mars 2023

Mallrat serbe transit përmes Maqedonisë në Kosovë

Prishtinë, 5 gusht - Drejtoria e Doganave të Maqedonisë bëri të ditur se nga data 21 deri 31 korrik, nëpërmjet territorit të Maqedonia kanë kaluar transit mallra me një vlerë prej 150 mijë euro.

Pas ndalesës së mallrave serbe nga Serbia në Kosovë për tre herë është rritur transiti i mallrave përmes Maqedonisë.

Drejtoria e Doganave të Maqedonisë bëri të ditur se brenda një periudhe dhjetë ditore nga data 21 deri 31 korrik, nëpërmjet territorit të Maqedonia kanë kaluar transit mallra me një vlerë prej 150 mijë euro.

Gjithashtu sipas kësaj drejtorie, është rritur edhe numri i kompanive të huaja që po hapin përfaqësitë e tyre në Maqedoni dhe se konfirmohet se shumica prej tyre janë kompani serbe.

“Nuk po rritet vetëm numri i dërgesave, por po rritet edhe pesha e mallrave që po kalojnë transit përmes Maqedonisë. Përveç derivateve të naftës, gazit, autopjesëve, gjatë periudhës së fundit është rritur edhe transitimi i ushqimeve, prodhimeve bujqësore”, deklaroi drejtori i Doganave të Maqedonisë, Vanço Kargov.

 
/INA/

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 mars 2023

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël. (Krushë e Madhe, ora 8:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani bën homazhe në Kompleksin Memorial të dëshmorëve dhe të martirëve në fshatin Krushë e Madhe. (Krushë e Madhe, ora 11:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 12:00)