29 Mars 2024

Libia vendos embargo tregtare ndaj Zvicrës

Tripoli, 4 mars - Libia po e transferon në planin ekonomik konfliktin me Zvicrën. Kundër vendit evropian do të vendoset një embargo tregtare dhe ekonomike, deklaroi një zëdhënës i qeverisë në Tripoli.

Barnat dhe aparatet mjekësore në të ardhmen do të blihen në vende të tjera. Marrëdhëniet mes Libisë dhe Zvicrës janë prishur që prej korrikut 2008, kur një prej djemve të kryetarit të shtetin Muammar el Gaddafi u arrestua përkohësisht në Gjenevë.

Që atëherë, Tripoli ka tërhequr të gjitha llogaritë bankare nga Zvicra dhe ka dëbuar sipërmarrjet zviceriane.

Që prej mesit të shkurtit Libia refuzon viza për të gjithë qytetarët nga zona Shengen, si kundërpërgjigje ndaj kufizimeve të Zvicrës për hyrjen në territorin e saj. Javën e kaluar Gaddafi, bëri madje thirrje për luftë të shenjtë kundër Zvicrës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)