09 Maj 2024

Lëvizja e lirë e biznesit garancë për zhvillim ekonomik

Prishtinë, 22 shkurt - Këto janë fjalët e Prof.Dr. Christian Schwarz-Schilling që i tha gjatë takimit me përfaqësues të Odës Ekonomike të Kosovës, udhëhequr nga Kryetari Safet Gërxhaliu ku ishte i pranishëm edhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani, Vilson Mirdita.

Schwarz-Schilling vizitoi OEK-un dhe theksoi se vizita e tija në Kosovë nuk do ta kishin efektin e vet të jenë vetëm të natyrës politike, por theks të vecant i kushtoi këndvështrimit ekonomik e ne vecanti bashkëpunimit ekonomik në mes vendeve të rajonit, Evropës dhe më gjerë.
Schwarz-Schilling theksoi se është i shqetësuar për padrejtësinë që i bëhet popullit të Kosovës në mungesë të liberalizimit të vizave dhe se një qasje e tillë e politikës evropiane është sa e papranuar aq edhe e pakuptimtë.

Këtë e kishte thënë edhe në takime të niveleve politike qoftë me vendorë apo edhe me ndërkombëtarë. "Kërkoi nga ju si Odë Ekonomike e Kosovës, si përfaqësues i interesave të komunitetit të biznesit të loboni të favor të eliminimit të këtyre barrierave dhe tani në vecanti kur në Bruksel zhvillohen bisedat teknike në relacion Serbi-Kosovë që liberalizimi i lëvizjes së lirë të jetë një ndër kërkesa bazike të palës kosovare."

Ai theksoi se do të bëjë cmos të jetë një zë i vërtetë i promovimit të vlerave të Kosovës, të inkurajoj afaristët gjerman që të orientohen drejt Kosovës e sidomos të ndikojë në përmirësimin e imazhit të Kosovës.

Kosova posedon resurse të shumta natyrore, një popullatë mjaft dinamike e të re dhe me eliminimin e dukurive negative e burokratike ardhmërinë mund ta ketë shumë më të mirë se sa e ka sot sepse zhvillimi ekonomik, qëndrueshmëria ekonomike janë parakusht i stabilitetit politik.

Gërxhaliu falëndëroi Schwarz-Schilling për vizitën e tij në OEK, për përkrahjen që Gjermania ka dhënë dhe po i jep Kosovës dhe për gatishmërinë e juaj për të përkrahur proceset pozitive në Kosovë.

Është e vërtetë se mungesa e lëvizjes së komunitetit të biznesit është një vështirësi dhe pajtohem me ju se duhet bërë më tepër që Kosova të mos mbetet vrimë e vetme e Ballkanit Përendimor dhe se zëri i juaj mbështetës mund të jetë edhe shtytje para që vërtetë ky proces të përshpejtohet në favor të zhvillimit ekonomik të Kosovës.

Gërxhaliu informoi z. Schwarz-Schilling për projektet e përbashkëta që janë duke u implementuar me partnerë gjerman, financuar nga Qeveria Gjermane dhe theksoi se kjo formë e bashkëpunimit qoftë në forcimin e bashkëpunimit në sferën e Arsimit dhe Aftësimit Profesional, Akademisë së Ndërmarrësisë, promovimit të investimeve, përgatitjes së indikatorëve ekonomik janë hapa të cilët partnerët gjerman i prezantojnë si storje të suksesit të arritura në Kosovë.

“Transferi i teknologjisë, sistemi KNOË-HOË, disciplina në punë, menaxhimi dhe shumë aspekte tjera pozitive që posedon Gjermania krahas rritjes së investimeve gjermane në Kosovë janë synimet kryesore të Odës Ekonomike të Kosovës dhe në këtë drejtim ndihma e juaj Schwarz-Schilling do të ishte e mirëseardhur” përfundoi Gërxhaliu.

Ai po ashtu falënderoi ambasadën e Republikës së Kosovës në Gjermani të udhëhequr nga Vilson Mirdita për kontributin e dhënë në forcimin e urave të bashkëpunimit në sfera të shumta në mes të dy shteteve mike.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)