24 Prill 2024

LDK: Kontrabanda në veri, Qeveria gjobit qytetarët e rëndomtë

Prishtinë, 20 korrik - Veriu i Kosovës po vazhdon të jetë pikë e zezë për ekonominë kosovare. Vlerësimet janë që vlera e mallrave që kalojnë nëpër pikat kufitare 1 dhe 31 gjatë një viti tejkalojnë shumën prej 140 milionë euro.

Nëse në këtë shumë llogaritet Tatimi mbi Vlerën e Shtuar dhe Dogana (që së bashku bëjnë 26 për qind të vlerës së mallrave), sipas LDK-se del që buxhetit të vendit brenda i vitit po i humbin rreth 36 milion euro. Kështu, nga viti 2008 e deri me tash janë shkaktuar humbje në vlerë prej 108 milionë euro.

Përveç kësaj, kontrabandimi i mallrave nga atje po e ç’rregullon konkurrencëm në vend dhe po i nxjerr jashtë tregut shumë biznese produktive duke zvogëluar punësimin.

Lidhja Demokratike e Kosovës, shpreh shqetësimin e saj për neglizhencën që po tregon qeveria e Kosovës në vendosjen e rendit dhe rregullit në pjesën veriore të vendit, sidomos në rivendosjen e kontrollit në pikat kufitar 1 dhe 31 në veri.

Për të mbuluar humbjet nga kontrabanda dhe duke mos qene në gjendje që të vendosë rregull në pikat kufitare, Qeveria e Kosovës ka filluar të aplikoj gjoba ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës. Këto masa ndëshkimore organet përgjegjëse të qeverisë po i ndërmarrin ndaj të gjithë atyre qytetarëve, tek të cilët gjatë kontrollit në makinat e tyre, rastis që rezervuari i makinës së tyre të jetë i mbushur me karburant.

Për LDK-në një veprim i tillë i organeve të Doganës dhe Policisë se Kosovës është i papranueshëm. LDK vlerëson se çdo qytetarë i Republikës së Kosovës, ka të drejt të furnizohet me mallra apo karburant në tërë territorin e Republikës, pavarësisht a furnizohet në veri apo në jug të vendit.

Është nën përgjegjësinë e institucioneve të Qeverisë së Kosovë që të vendos kontroll dhe rend në pikat kufitare si dhe të mbikëqyre cilësinë dhe sasinë mallrave që futen në territorin e Kosovës. Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon nga qeveria që pikat kontrolluese mobile të Doganës së Kosovës, të cilat janë të vendosura 55 km në brendësi të territorit të vendit të rikthehen në kufijtë shtetëror të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)