19 Prill 2024

Largohen nga tregu çokolatat ‘’ Frey’’ të dyshuara për falsifikim të datës se skadencës

Prishtinë, 6 maj - Pas raportimit të konsumatorit të publikuar ne rrjete sociale, per dyshime të falsifikim të datës se skadences se produktit çokolatë, prodhues fabrika ‘’Frey’’ origjina Zvicër, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) bashkë me Policinë e Kosovës menjëherë ka nisur gjurmimin për të gjetur adresën e operatorit ekonomik distribues i cili ka rezultuar se gjendet në Fushë Kosovë.

Ekipi inspektues i AUV ka shkuar për inspektim të depos se produkteve. Aty ka gjetur produktet e njëjta si të dyshimta.

AUV thekson se datat e skadencës janë mbuluar me stikera të distributorit dhe u janë shënuar, data tjera.  

Menjëherë janë ftuar Policia me njësitet relevante për të bërë verifikimin e dyshimit në falsifikim.

Inspektorët e AUV-së bashkë Policinë e Kosovës kanë ndërmarrë të gjitha veprimet në raste.

Sasia e gjetur e produkteve e gjetur është ndaluar për qarkullim, po ashtu është urdhëruar distributori, qe menjëherë  të bëjë tërheqjen nga të gjitha pikat ku e ka shpërndarë produktin.

Në të njëjtën kohë është gjetur edhe adresa e furnitorit të këtij produkti si Importues me lokacion ne komunën e Gjilanit.

Po ashtu sipas AUV tek i njëjti autoritete shtetrore kanë gjetur edhe një sasi tjetër të çokolatës se njëjtë me afat të skaduar por qe nuk i është manipuluar data.

"Nga të dyja rastet është arritur të ndalohen rreth 2500 njesi çokolate prodhues fabrika ‘’ Frey’’ lloji: supreme dark orange, supreme  dark 78%, dhe supreme dark crunchy almond. Të gjitha  me peshë 100 gram për njësi", bën të ditur AUV.

Kujdes konsumatorë! Mos i konsumoni produktet e cekura me lartë sipas prodhuesit, llojit dhe etiketave, kthejini pranë subjekteve ku i keni blerë! Nëse i gjeni në shitje lajmëroni autoritetin. 080050095 thirrje pa pagesë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bashkë me Policinë e Kosovës janë në proces të gjurmueshmërisë. Do të ndërmerren të gjitha veprimet ligjore ndaj operatoreve ekonomik dhe personave të përfshirë në raste. Operatori ekonomik i dyshuar për falsifikim është mbyllur deri ne një vendim tjetër   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)