28 Prill 2024

Kuvendi voton për kthimin e reciprociteti me Serbinë

Prishtinë, 7 dhjetor - Deputetët e Kuvendi të Republikës së Kosovës në seancën e sotme plenare kanë miratuar mocionin e Vetëvendosjes për kthimin e reciprocitetit dhe ndalimin e mallrave serbe.

Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusar-Lila para deputetëve në Kuvendin e Kosovës ishte thirrë në një interpelancë parlamentare, me kërkesë të grupit parlamentar të “Vetëvendosjes”.

Temë e interpelancës ishte masat e reciprocitetit me Serbinë, që u miratua para pak çastesh nga Kuvendi.
 
Teksti i mocionit të votuar mbi reciprocitetin e plotë politik, ekonomik e tregtar ndaj Serbisë.

Në bazë të nenit 44, paragrafi 4, pika (d), të Rregullores së Kuvendit, Grupi Parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! fton deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës të votojnë mocionin me rekomandimet në vijim:

1.    Qeveria t’i marrë masat e reciprocitetit të plotë politik, ekonomik e tregtar ndaj Serbisë.

2.    Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ta nxisë dhe udhëheq bashkëpunimin me prodhuesit vendor dhe ndërmarrjet tregtare për gjetjen zëvendësimeve për produktet e imortuara nga Serbia.

3.    Qeveria t’i forcojë të gjithë mekanizmat shtetëror për ta siguruar zbatimin e përpiktë të masave të reciprocitetit ndaj Serbisë.

Votuan për mocionin 42 deputetë, kundër 33 dhe abstenuan 2.
                   
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)