28 Prill 2024

Kusari premton ndryshimin e imazhit të Kosovës per të bërë biznes

Prishtinë, 30 dhjetor - Viti 2011 ka qenë vit ku janë bërë shumë ndryshime pozitive për sa i përket ngritjes dhe zhvillimit të kapacitete ekonomike të Kosovës.

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Mimoza Kusari Lila, në një intervistë për gazetën Epoka e Re, ka premtuar se në vitin 2012, do të krijohen më shumë mundësi që në Kosovë të ketë më shumë investime të huaja dhe se Kosova, do të ngritet në ranglistën e të bërit biznes nga institucionet ndërkombëtare për të mirë. Ajo premton se nga numri treshifror Kosova do të jetë ndër ato vende që janë nën 100.
                                                                  
Kusari-Lila ka theksuar se Kosova në këtë ka marrë marrë vendime të rëndësishme për sa i përket ekonomisë në përgjithësi. Njëri ndër vendimet që ndryshoi shumë qasjen e dy vendeve ndaj Kosovës beri që produkte e Kosovës të eksportohen edhe në këto vende.

"Vendosja e masave të reciprociteti ndaj Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës, beri që Kosova të eksportojë produkte, në këto vende duke u bazuar në marrëveshjen e CEFTA-s. Pas këtij vendimi dhe arritjes së marrëveshje me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, produkteve kosovare, u ofruar mundësi që të kalojën tranist nga Serbia drejt tregjeve tjera. Po ashtu gjatë këtij viti është vërejtur se ka rënie4 të kontrabandës në pikat kufitare në veri të vendit", ka pohuar ajo.
 
Sipas saj pakoja e re fiskale për vitin 2012 do të jetë në funksion të zhvillimit të bizneseve dhe të ekonomisë në përgjithësi. Në këtë pako janë tri çështje nga të cilat përfitojnë bizneset më së shumti.

"E para është heqja e doganës dhe pagesës së TVSH-së në doganë për lëndën e parë. Çështja e dytë ka të bëjë me reduktimin e tatimit në fitim të korporatës për ata investitorë, të cilët punësojnë një numër më të madh të punëtorëve, praktikë e bërë kjo edhe në vendet e tjera. Çështja e tretë ka të bëjë me përmirësimin e infrastrukturës institucionale për procesin e ankesave e parashtresave, sepse ka pasur vazhdimisht ankesa se po vonohen zgjidhjet në kontestet midis ATK-së dhe bizneseve", ka deklaruar Kusari-Lila.

Ajo ka theksuar se viti 2012 do të jetë vit i dedikuar në tërësi sektorit privat, posaçërisht tani, kur është miratuar projektbuxheti dhe nuk ekziston problematika e vitit të kaluar, kur edhe institucionet ishin në fazën e konsolidimit.

Kusari-Lila ka bërë të ditur se në drejtim të rregullimit të ambientit për të bërë biznes më lehtë në Kosovë, jemi në proces edhe përgatitja e projektit për krijimin e Qendrës për Shërbimin e Bizneseve, në kuadër të MTI-së, e cila do të jetë një qendër moderne, sipas standardeve më të mira. Këtu bizneset do të kenë mundësi t’i dorëzojnë dokumentet e tyre qoftë për regjistrim biznesi qoftë për marrjen e licencave në mënyrë të shpejtë, që të mos kenë nevojë me shkuar në zyre të ndryshme.

"Në këtë qendër do të kemi një zyrtar të doganave të Kosovës dhe një zyrtar të ATK-së dhe të gjitha informatat do të merren atje. Gjithashtu në kuadër të Agjencisë për Promovimin e Investimeve (APIK) do të gjendet një zyrtar i doganave që të gjitha informatat për eksporte prej Kosovës për në vende të tjera të mund të jenë aty që të mos ketë nevojë pastaj që të informohen ose të plotësohen formularët në vende të ndryshme", ka potencuar ajo.

Kusari-Lila ka theksaur se një ndër synimet e qeverisë është tërheqja dhe thithja e investimeve që do të bëj që të gjenerohen vende treja të punës.

"Mund të them se Afrika është një treg potencial, ende i paprovuar nga prodhuesit e vendit. Por, gjithsesi, si kontinent për të cilin gjithnjë jemi mësuar të dëgjojmë lajme negative lajme të varfërisë, definitivisht viti që e lamë pas ka treguar një kthesë tjetër, për arsye se rritja ekonomike në Afrikë në disa prej vendeve ka shënuar mbi 10 për qind. Afrika shihet si një vend i mundësive edhe për faktin se atje kriteret për Standardet e kualitetit të prodhimeve nuk janë aq strikte, sikur në vendet e BE-së. Njëherit, nuk është larg as në vijën ajrore, e as në atë detare", ka vlerësuar ajo.
 
Kurse për të përmirësuar pozitën e Kosovës në Doing biznes, Kusari-Lila ka përmendur se MTI-ja ka ndërmarr shumë reforma për të përmirësuar ambientin biznesor në vend. Këtë vit qeveria ka themeluar task forcën e të bërit biznes, që është nën drejtimin e MTI-së.

"Task forca ka qilim që të shikoj dhe mbikëqyrë reformat që bëhen për të përmirësuar ambientin e biznesit në vend. Po ashtu për të bërë më të lehët regjistrimin e bizneseve në Kosovës, ne deri tani kemi hapur 22 qendra one stop shop dhe së shpejti do të hapen edhe 6 të tjera. Po ashtu Kuvendi i Kosovës ka miratuar ligjin për shoqëritë tregtare dhe tregtinë e brendshme", ka pohuar ajo.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)