27 Mars 2023

Kusari - Lila: Sot vendimi për masat reciproke

Prishtinë, 20 korrik - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Mimoza Kusari-Lila konfirmoi se sot do të merret vendimi për masa reciproke ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës.

“Sot do te merret vendimi për masat reciproke të plota për Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën. Kjo ka ardhur si rrjedhojë e tërheqjes se Serbisë nga bisedimet, ku kjo e fundit nuk kishte pranuar vulat e doganës së Kosovës”, theksoi Kusari-Lila.

Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina janë shtetet, të cilat që nga viti 2008 kanë bllokuar produktet kosovare, në kuadër të marrëveshjes për tregëtinë e lirë CEFTA.
  

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 mars 2023

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë lapidarit të "Betejës së Semetishtit". (Semetisht, ora 10:00)

 - Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë pllakës Përkujtimore në Peqan. (Peqan, ora 10:30)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 11:00)  

- Në kuadër të edicionit të 13-të, Java e Frankofonisë përurohet hapësira Franceze 'Metro Station Quatre - Septempre'. (Universiteti Ukshin Hoti në Prizren, ora 11:00)

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Suharekë. (Suharekë, ora 11:00)

- Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj promovohet libri me titull "Simbol Çlirimtari" kushtuar Heroit të Kombit Milazim Kiqina. (Shtëpia e Fellbahut në Suharekë, ora 12:00)

- Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti mban konferencë për media. (Ndërtesa e BQK-së, ora 15:00)