Kusari - Lila: sektori privat mbetet çelësi i zhvillimit ekonomik

Prishtinë, 16 maj - Si Ministri e Tregtisë dhe Industrisë jemi zotuar se do të përmirësojmë ambientin e të bërit biznes në Kosovë, prandaj do të eliminojmë çdo pengesë të paraqitur në këto reforma Këto fjalë i bëri të ditur ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari Lila ,në panairin e 11 ndërkombëtar Ekspokos, i cili filloi sot.
Me pjesëmarrjen e saj në panairin e organizuar nga CEO, ministrja Kusari Lila tregoi se tani ka ardhur koha të bëhen ndryshime rrënjësore, të cilat janë gjithmonë të suksesshme kur fillojnë me përmirësimin e ambientit e të bërit biznes, ku bizneset konkurrojnë njëra me tjetrën, jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon.
Pas përfundimit të fjalimit të saj, bashkë me organizatorët e këtij panairi, ministrja Kusari- Lila vizitoi 400 kompanitë e ekspozuara në këtë panair, 300 prej tyre ndërkombëtare.
Ajo i inkurajoi kompanitë të jenë bashkëpunues dhe të shfrytëzojnë sa më mirë të gjitha resurset që ne i ofrojmë për bizneset kosovare dhe ato ndërkombëtare. Shpresoj që ky panair do tju ndihmojë që të krijoni kontakte të frytshme që ju ndihmojnë në zgjerimin e bizneseve tuaja, theksoi për fund ministrja Kusari Lila.
Në panairin 3 ditor Agjencia për Promovimin e Investimeve po prezanton materiale promovuese, ndërsa
Në Pallatin e Rinisë po prezantohen materiale nga fusha e ndërtimtarisë, energjetikës, teknikës dhe industrisë së drurit.
Në hapjen e panairit të 11-të ndërkombëtar morën pjesë: Dimitris Moschopoulos, udhëheqës i Zyrës Greke në Prishtinë; Philipe Suinen, drejtor i Agjencisë për Tregti të Jashtme dhe Investime në Belgjikë; Matthias Kiesler zv.Abasador i Gjermanisë në Kosovë; Pavel Fara udhëheqës i Konfederatës së Industrisë nga Republika Ceke dhe Kyriakos Pozrikids, drejtor i Panairit ndërkombëtar të Selanikut.