28 Prill 2024

Kusari-Lila, në interpelancë lidhur me masat e reciprocitetit

Prishtinë, 7 dhjetor - Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës ka vendosur si pikë kryesore e rendit të ditës në seancën sotme do të jetë interpelanca e Ministres së  Tregtisë dhe Industrisë, znj. Mimoza Kusari-Lila, lidhur me masat e reciprocitetit me Serbinë, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Pikë kryesore e rendit të ditës së kësaj seance do të jetë interpelanca e Ministres së  Tregtisë dhe Industrisë, znj. Mimoza Kusari-Lila, lidhur me masat e reciprocitetit me Serbinë, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në të njëjtën seancë do të shqyrtohen për herë të parë: Projektligji për marrëdhëniet e detyrimeve, Projektligji për lojërat e fatit, Projektligji për pensionet e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Projektligji për regjistrimin dhe evidencën e ta papunësuarve dhe punëkërkuesve, si dhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbime sociale dhe familjare.

Për herë të dytë, ndërkaq, do të shqyrtohen: Projektligji për sistemin e adresave dhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre në Republikën e Kosovës.

Në vazhdim të seancës deputetët do të merren me Rekomandimin e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Auditimin e  pasqyrave financiare të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, për vitin 2010, me  Raportin e Komisionit për  Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Ripranim, si dhe me  Raportin e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri lidhur me  performancën e ndërmarrjeve publike, për vitin 2010.

Si rëndom, fillimi i seancës është rezervuar për deklarime jashtë rendit të ditës  dhe për pyetjet parlamentare për Qeverinë e Kosovës.

Kryesia, ndërkaq, ka vendosur që seancës t’ia paraqesë dy projektligje të nxjerra më herët nga rendi i ditës së seancave: Shqyrtimin e parë të  Projektligjit për Qendrën Historike të Prizrenit dhe Propozim-Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës  lidhur me emërimin e anëtarëve në Bordin e Pavarur për Miniera dhe Minerale.

Propozimin e Komisionit Ad-Hoc parlamentar për emërimin e anëtarëve të Këshillit të Komisionit të Pavarur për Media, Kryesia ka vendosur t’ia kthejë të njëjtit komision për t’i propozuar katër kandidatë për këtë këshill.

Ndryshe, është thënë në mbledhjen  e sotme, Kryesisë e Kuvendit i mbetet t’ia propozojë seancës tetë kandidatë, për t’i zgjedhur gjysmën e tyre.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)