10 Maj 2024

Kusari - Lila: Fusnota hap pozitiv për zhvillimin ekonomik

Prishtinë, 1 mars - Ministrja e Tregëtisë dhe Industrisë (MTI), Mimoza Kusari Lila, në aktivitetet e javës së biznesit kombëtarë në Prizren deklaroi se marrëveshja e arritur në Bruksel, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që vendi të prezantohet në nismat rajonale me një fusnotë është një hap pozitiv sidomos për zhvillimin ekonomik.

 

Me qëllim të ngritjes së bashkëpunimit publiko-privat dhe përkrahjes së bizneseve kosovare, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari – Lila, takoi Kryetarin e Rahovecit dhe bizneset e rajonit të Prizrenit.

Së bashku me Kryeshefin e Agjencisë për Regjistrimin e Biznesit dhe Kryeshefin e Agjencisë për Promovim të Investimeve, ministrja Kusari – Lila hapi tre çështje me kryetarin e komunës së Rahovecit, Smajl Latifin, si: kalimi i Inspektoratit komunal të tregut nga niveli lokal në qendror, funksionimi i qendrave për regjistrimin e biznesit, si dhe promovimi i investimeve.

“Implementimi i ligjit mbi Inspektoratin do të jetë sfidë për komunën e Rahovecit, por në bashkëpunim me MTI-në, shpresojmë që do të funksionojë”, tha kryetari Latifi.

Kryetari Latifi  kërkoi ndihmë nga ministrja Kusari – Lila në ofrimin e trajnimeve për zyrtarë të komunës në mënyrë që të punojnë më me efikasitet qendrat për regjistrim të biznesit.

Ndërsa kryeshefi i APIK-ut, Valdrin Lluka i premtoi se do të ketë trajnime brenda vendit, por me ndihmën e projekteve që ka kjo agjenci do të mundësojë trajnimin e zyrtarëve të komunave edhe jashtë vendit.

Në anën tjetër, Zv. Kryeministrja Kusari – Lila tha ‘’Tashmë kam marrë disa komente dhe dyshime nga kryetarët e komunave që Ligji i inspektoratit do të jetë vështirë i realizueshëm, por unë ju siguroj që me bashkëpunim të ndërsjellë mund të arrijmë sukses. Përveç kësaj, ju lutem na njoftoni për çdo brengë të investitorëve që paraqiten tek ju në mënyrë që ne të punojmë bashkërisht për t’iu mundësuar qasje sa më të lehtë për të bërë biznes”.

Më tutje, ministrja Kusari – Lila vazhdoi vizitën e saj në Prizren, ku takoi afër 80 biznese të këtij rajoni. Në promovimin e projektit “Javët e Biznesit Kombëtar 2012” ajo përshëndeti këtë iniciativë dhe tha se viti 2012 do të jetë kthesë pozitive në raportin e të bërit biznes të Bankës Botërore.

“Kemi punuar dhe jemi duke punuar vazhdimisht në reformat për të mundësuar lehtësimin e të bërit biznes në Kosovë, kemi lehtësuar proceduar për të eksportuar dhe importuar në vendet e rajonit dhe të vendeve të BE-së” tha zëvendëskryeministrja gjatë fjalimit të saj.

Kjo vizitë është pjesë e vazhdës së takimeve nëpër komuna që ministrja Mimoza Kusari – Lila është duke i realizuar me qëllim të ngritjes së bashkëpunimit publiko-privat.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)